Shqipëria do të jetë edhe gjatë ditës së sotme nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut gjatë gjithë ditës. Gjatë pasdites, vranësirat priten të shtohen, duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, deri natën vonë ku pritet intensifikim i reshjeve, që do të sjellin dhe problematika me vërshimin e ujit kryesisht në ultësirën perëndimore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.