Martesa e tyre zgjati vetëm 4 muaj. Në maj të vitit 2018, 77-vjeçari Kosuke Nozaki, një milioner kinez i njohur edhe si “Doan Juan di Kishu”, ndërroi papritur jetë pas martesës me 25-vjeçaren Saki Sudo, një personazh i njohur i filmave porno. Ajo u arrestua si e dyshuara kryesore dhe pas 3 vitesh ka ardhur vendimi.

Gjykata ka dënuar me burg aktoren e filmave me “pullë të kuqe”, pasi akuzohet se ka helmuar ish-bashkëshortin e saj me substance stimuluese. Saki Sudo ka kontaktur me një person që kishte njohuri në përdorimin e substancave stimuluese dhe në bashkëpunim me të ka kryer aktin.

Vrasja ka ndodhur në prefekturën e Wakayama, pas 4 muajsh martesë. Nozaki kishte patur sukses si biznesmen dhe kishte një pasurri prej 22.7 milionë eurosh. Në librin e tij ai ishte shprehur se kishte joshur rreth 4 mijë gra.

Ndërsa Sudo, nuk i kishte treguar familjes së saj që ishte martuar dhe deklaronte se jetonte me të ardhurat që kishte fituar në bursë.