Will Smith mund të marrë një tjetër lajm të keq në lidhje me projektet e tij të ardhme. Kompania Disney nuk reagon shumë mirë ndaj skandaleve të yjeve të saj, duke vendosur shpesh t’i ndërpresë menjëherë marrëdhëniet.

Këtë gjë e kanë bërë me Johnny Depp pa u menduar gjatë dhe tani kanë filluar të qarkullojnë zëra se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Ëill Smith.

Në rolin e tij si Gjeniu i llambës, Smith ka interpretuar karakterin legjendar të interpretuar më parë nga i ndjeri Robin Williams në versionin vizatimor të Aladin në vitet 90-të.

Filmi me protagonist Will Smith ka grumbulluar mbi 1 miliard dollarë, por incidenti i fundit gjatë çmimeve Oscar, me Smith që ka goditur me shuplakë në skenë komedianin Chris Rock, duket se ka trembur drejtuesit e Disney-t, të cilët duket se kanë marrë një vendim drastik në lidhje me filmin e dytë të Aladin.

Sipas zërave që vijnë ng Hollywood, Disney ka nisur bisedimet me Dwayne ‘The Rock’ Johnson për të luajtur një rol të paspecifikuar në filmin e dytë të Aladin.

Edhe pse nuk është konfirmuar se ai është në bisedime për të luajtur rolin e Gjeniut të llambës, momenti i ardhjes së këtij lajmi nuk mund të jetë një rastësi.

Nëse Disney vepron siç ka bërë në rastin e skandaleve të mëparshëm, vendimi për të zgjedhur Johnson në vend të Will Smith duke si zëvendësimi ideal.

Nuk duhet harruar se The Rock ka bashkëpunuar në të kaluarën me Disey-n për filmimin e animuar Moana, një projekt që ka patur shumë sukses në kinematë e gjithë botës.