Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate po përpiqen të ndryshojnë protokollin e traditat e familjes mbretërore. Duke nisur nga veshja e deri te sjellja e personave me të cilët ata janë në kontakt. Kështu, së fundi, Kate ka nisur të veshë një fustan pak mbi gjurin apo William përqafoi një të moshuar, gjëra të paimagjinueshme deri pak kohë më parë.

Duket se çifti mbretëror po projekton një revolucion të vërtetë për sa i përket etiketës dhe protokollit zyrtar, në mënyrë që familja mbretërore të jetë sa më e modës dhe sa më pranë njerëzve. Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, ata dëshirojnë që personat t’i thërrasin me emër dhe jo me titujt që ata mbajnë.

Madje ata duan të heqin edhe përuljen e zakonshme të njerëzve para familjes mbretërore. Natyrisht që ky revolucion nuk ka për të qenë i lehtë, pasi polemika e kundërshtime ka patur dhe ka gjithnjë. Gjatë vizitës që duka dhe dukesha e Kambrixhit zhvilluan në Karaibe këto formalitete iu dukën të tepërta dhe jashtë mode. Sipas tyre, këto kortezi largojnë familjen mbretëtore nga populli.

Për pasojë, pasardhësit e fronit duan të jenë më simpatikë për njerëzit, duke qenë më pranë tyre dhe pa formalitete të mëdha. Ideja ka lindur që në vitin 2018, kur gjatë një dreke bamirësie, princi William lexoi një letër, ku shkruheshin modalitetet për t’i takuar ata. Ai qeshi dhe tha: “Këto rregulla duhen ndryshuar apo rinovuar”. U tha, u bë dhe ata po punojnë për të promovuar rregulla të reja.