Nëse nuk keni fjetur mirë, më e sigurta është se dita juaj do të jetë paksa e çuditshme. Do të keni humor dhe oreks të reduktuar, ndërkohë që vitaliteti juaj do të jetë shumë i ulur.

Nëse po pyesni se çfarë e pengon gjumin me cilësi të mirë, ekspertët tuaj e kanë përgjigjen dhe nuk është ajo që dyshoni. Jo, faktori numër një që ndikon në mënyrën se si flini nuk është ekspozimi i gjatë në ekranin e celularit, por mendimet, frymëmarrja e ditës që sapo ka kaluar dhe sigurisht të menduarit e tepërt.

Mendimet e tua e “bllokojnë” trurin, e mbajnë të zënë dhe kjo intensifikohet kur ka heshtje dhe errësirë. Vëmendja juaj është vazhdimisht e përqendruar në gjëra të ndryshme që ju shqetësojnë, duke rezultuar që ju të hidheni dhe të ktheheni në shtrat pa ju shkelur syri.

Çfarë shkoi keq, çfarë mund të kishit bërë ndryshe, çfarë nuk doli ashtu siç do të kishit dashur. Këto dhe shumë të tjera mund të pushtojnë mendjen tuaj ndërkohë që trupi juaj përpiqet më kot të flejë, duke hasur në rezistencën e vetes suaj.