Gazetarja e njohur shqiptare, Zhaklin Lekatari, është shprehur se edukimi s*ksual te fëmijët duhet të nisë që në moshën 4-vjeçare.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Zhaku tha se sa i përket moshës se kur duhet të fillohet të kryhet një marrëdhënie seksuale, është një vendim personal i vetë individit.

“Fëmijët e kanë të domosdoshëm që të informohen për edukimin seksual. E rëndësishme është që t’i japim mjetet e duhura fëmijëve tanë, në mënyrë që ata të dinë të bëjnë zgjedhjet e duhura, të kuptojnë që trupi i tyre i përket vetë atyre.

Që në moshën 4-vjeçare duhet të nisë edukimi seksual. Marrëdhëniet seksuale janë një vendim shumë personal. Nuk jam për vendosjen e disa etapave, është mirë në këtë moshë apo keq në këtë moshë”, u shpreh Zhaku.