Real Madrid vazhdon të fitojë në La Liga dhe ka marrë tri pikët e radhës kundër Betis. 2-1 për ekipin e Carlo Ancelotti-t, i cili ka folur për Marca-n në lidhje me marrëdhënien e mirë që ka me disa lojtarë kyç të skuadrës.

NDESHJA – Për ndeshjen kundër Betis dhe fitores së arritur falë golave të Vinicius dhe Rodrygo, Ancelotti ka thënë:

“E kemi nisur mirë sezonin, por kjo ndeshje ka qenë e vështirë. Skuadra ka pasur disa probleme me rikuperimet. Mungonte guximi në kompletimin e sulmeve. Nuk është kurrë e lehtë me Betis, janë një skuadër shumë e fortë”.

KROSS DHE MODRIC – Një koment edhe për dy liderët e mesfushës dhe skuadrës: “Puna me Kroos dhe Modric nuk është e vështirë sepse janë të zgjuar dhe të përulur. E dinë se janë të rëndësishëm për skuadrën, edhe nëse nuk zbresin në fushë.

“Të punoj me ata të dy është gjëja më e lehtë e karrierës sime”, ka shtuar Ancelotti në lidhje me gjermanin dhe kroatin që janë zëvendësuar në minutën e 80-të të ndeshjes.