Ka ardhur një tjetër ndalesë e papritur për Bayern Munich në javën e pestë të kampionatit gjerman të futbollit pas barazimi me Monchegladbach javën e kaluar.

Kampionët në fuqi të Bundesliga-s, në fakt, nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 ndaj modestëve të Union Berlin, që e ka nisur shumë mirë këtë sezon.

Kanë qenë pikërisht vendasit që e kanë zhbllokuar ndeshjen e luajtur në Berlin me një gol në minutën e 12-të nga Becker. Reagimi i bavarezëve ka qenë pothuajse i menjëhershëm, me Kimmich që ka barazuar në minutën e 15-të.

VIDEO – PERMBLEDHJA E UNION-BAYERN – VIDEO

Një gol, ai i Kimmich, që ka bërë të mendohet se Bayern do ta kthente shumë shpejt ndeshjen dhe do të merrte tri pikët e radhës. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur spse Union ka rezistuar deri në fund dhe ka arritur të ndalë Bayern-in.

Një rezultat ky që i ka dhënë mundësinë Feriburg-ut, skuadra surprizë e këtij fillimi të sezonit në Bundesliga, që të marrë kreun e renditjes pas fitores 3-2 të marrë në fushën e Bayer Leverkusen.

Skuadra e Nagelssman mban vendin e tretë në renditje me 11 pikë, po aq sa Union Berlin i vendit të katërt, një pikë larg dyshes kryesuese Freiburg dhe Borussia Dortmund.