Marca ka bërë një analizë interesante në lidhje me Real Madrid dhe cantera-n e futbollistëve të rinj që, pasi janë rritur dhe janë bërë “big”, kanë pasur mundësi të mëdha në botën e futbollit, por te klube të tjerë dhe jo te Los Blancos.

E përditshmja spanjolle, në fakt, ka nënvizuar se si me mbylljen e merkatos së verës dhe transferimin e Reguilon dhe Marcos Alonso, që kanë shkuar respektivisht tek Atletico Madrid dhe Barcelona, vlera e lojtarëve që kanë dalë nga cantera madrilene dhe që kanë përforcuar klubet rivalë arrin shifrën e çmendur prej 340 milionë eurosh.

Edhe pse Carlo Ancelotti ka në dispozicion një nuër të lartë lojtarësh të dalë nga cantera e Real Madrid, është po aq e vërtetë se janë të shumtë lojtarët me një të kaluar tek ekipet zinxhir të Real-it që kanë pasur sukses diku tjetër.

Përveç Reguilon dhe Marcos Alonso, mes emrave më të rëndësishëm janë edhe Hermoso, Marcos Llorente, Morata dhe Saul, sa për të përmendur më të rëndësishmit, që, ndër të tjera, janë në radhët e rivalëve të Atletico-s.

Por janë edhe Sarabia, Diego Llorente, Raul de Tomas ose ata të merkatos së fundit si Borja Mayoral, Miguel Gutierrez, Gila dhe Chust, por edhe Latasa dhe Antonio Blanco.

Me pak fjalë, Real Madrid është një fabrikë e vërtetë talentesh që shpesh ndihmojnë më shumë klubet rivale…