Viti 2022 ka qenë në dritë-hije për tenistin serb Novak Djokovic, që ka luajtur pak si pasojë e mos-vaksinimit dhe pamundësisë për të zbritur në fushë. Ai triumfoi në Ëimbledon e në disa turne të tjerë, duke e çuar në 90 numrin e titujve të fituar në karrierën e tij. Ish-numri 1 në botë bën një rezyme të këtij sezoni për të.

Ky vit ka qenë special për mua pavarësisht vështirësive të shumta me të cilat jam ndeshur. Kam eksperimentuar gjëra të ndryshme dhe jam munduar nga secila përvojë që kam përjetuar. Mendoj se kam dalë më i fortë nga çdo situatë”, u shpreh 35-vjeçari serb.

Djokovic nuk fshihet dhe pranon se objektivi i tij do të jetë kalimi i kuotës së 22 grand slam të fituara nga rivali i tij Rafael Nadal. Serbi, aktualisht ka 21 grand slam të fituara.  Gjithsesi, prania e tij në Australian Open është sërish në dilemë. “Do të përpiqem të fitoj sa më shumë turne, por edhe të luaj sa më shumë”, tha Djokovic.