Dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës vijon të jetë ende në qendër të medias rozë dhe të shkaktojë shumë komente në rrjet.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre një natë më parë me një festë të madhe ku kishin ftuar rreth 300 persona, jo vetëm familjarë, por edhe miq nga politika, media, arti etj.

Sakaq, Armina dhe Zeni kishin zgjedhur që në gëzimin e tyre të këndonin dy artistet shqiptare, Marsela Çibukaj dhe Eranda Libohova. Kjo e fundit është kryqëzuar sot nga rrjeti për shkak të zgjedhjes që artistja kishte bërë për t’u veshur me të bardha.

Në një postim të bërë në Instagramin e saj, Eranda ka publikuar një foto nga dasma, por kaq u është dashur fansave për ta ‘sulmuar’. Sipas tyre, këngëtarja ka thyer kodin e një dasme, ku veç nusja duhet të jetë e veshur me të bardha.

Komentet janë të ndryshme dhe Eranda ka vendosur t’u përgjigjet disave prej tyre.

‘Sorry me gjithë admirimin si këngëtare, por është disrespect të shkosh me veshje të bardhë në dasmë, ka ca rregulla që duhen respektuar…’ – shkruan një ndjekëse, teksa Eranda i përgjigjet: ‘Nuk më ngatërroi njeri me nusen se kishte veshur fustan të shkurtër kur këndova unë….Eh rregullat.’

Ndërkohë një tjetër komentuese i shkruan: ‘Me të bardha????Sikur nuk lejohet’, ndërsa këngëtarja i kthen përgjigjen epike. ‘Edhe rregullat ndryshojnë, pastaj nuk ngjaj si nuse, me xhaketë’ – shkruan Eranda Libohova.