Lorenzo Insigne është kthyer të flasë për Napoli-n e tij dhe e ka bërë në një intervistë të dhënë për DAZN nga e cila, për momentin, është publikuar vetëm një pjesë.

Ish-kapiteni i Axurrëve, i transferuar këtë verë në MLS te Toronto, ka folur me zemër të hapur duke zbuluar edhe se cila është keqardhja e tij e vetme gjatë eksperiencës te Napoli.

“Keqardhja është se nuk kam fituar titullin, kemi pasur mundësinë ta bënim më parë me Sarri-n dhe më pas me Spalletti-n, por nuk ia kemi dalë”, ka thënë Insigne.

“Ishim shumë afër, veçanërisht me Sarri-n. Edhe tani që nuk jam më aty shpresoj që Napoli ta arrijë këtë objektiv sepse tifozët e meritojnë. Qyteti i jep shumë skuadrës, shpresoj që një ditë të mund të festojë”.

Për ish-sulmuesin axurr, tani, një eksperiencë e re në MLS me Toronto-n prej ku do të vazhdojë sigurisht të ndjekë dhe të mbështesë Napoli-n.