Era e keqe e gojës mund të jetë shumë e sikletshme, sepse në raste të caktuara mund të na vendosë në situata ku njerëzit mund të kenë një ide se sa johigjienike është stili ynë i jetesës. Por, era e keqe e gojës nuk është vetëm një mënyrë jetese johigjienike, pasi disa mund të thonë se goja i vjen erë edhe pas larjes dhe kjo vjen për disa arsye.

Higjiena e dobët e dhëmbëve – Kjo është një nga arsyet kryesore se pse goja mban erë të keqe. Nëse nuk i lani dhëmbët rregullisht ose nuk i përdorni me fill dhëmbësh çdo ditë, ekziston mundësia që ushqimi të ngjitet në zbrazëtirat brenda gojës dhe kjo gjë mund të shkaktojë erën e keqe të gojës.

Gojë e thatë – Pështyma e gojës ndihmon në pastrimin e saj në mënyrë natyrale dhe kur goja është e thatë, fryma mund të ketë erë të keqe. Kjo zakonisht ndodh gjatë natës, prandaj disa njerëz zgjohen në mëngjes me erë të keqe të gojës.

Infeksioni i gojës – Era e keqe e gojës mund të jetë një shenjë paralajmëruese e diçkaje vërtet të çuditshme që ndodh brenda gojës tuaj – më së shpeshti infeksionet e gojës. Disa nga infeksionet e gojës që mund të shkaktojnë erën e keqe të gojës janë: Prishja e dhëmbëve, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, pllakat, etj.

Shkaqe të tjera të erës së keqe të gojës – Përveç të gjitha arsyeve të listuara më sipër, disa nga arsyet e zakonshme pas erës së keqe të frymëmarrjes mund të përfshijnë gjithashtu – kanceret, çrregullimet metabolike, gazrat e stomakut (GERD) dhe gjithashtu problemet e mëlçisë.