Yjet e Real Madridit kanë kaluar në makina elektrike, pasi iu dhanë makina “BMW” falas si pjesë e një marrëveshje sponsorizimi midis klubit dhe kompanisë gjermane. Lojtarët si Karim Benzema, Luka Modric, si dhe trajneri Carlo Ancelotti, janë ndër marrësit e BMW iX ose i4 plotësisht elektrike.

Çmimet për BMW iX fillojnë nga rreth 71,000 sterlina dhe mund të kushtojnë deri në 109,000 sterlina, ndërsa i4-të kushtojnë midis 53,000 dhe 66,000 sterlinave. Ata ishin në gjendje të zgjidhnin modelin dhe ngjyrën e tyre pasi u pajisën me makinat nga BMW.

Lojtarët kishin drejtuar më parë makina Audi gjatë partneritetit të gjatë të klubit me kompaninë, i cili përfundoi pas gati dy dekadash në fillim të këtij viti. Reali mendohet se ka hequr dorë nga marrëveshja e tyre me Audi, e cila filloi në 2003, pasi nuk arriti të binte dakord për një kontratë të re pas negociatave.

Më pas, gjigantët spanjollë hynë në një partneritet me BMW. Detajet e sakta nuk janë bërë të ditura, por mediat lokale raportojnë se prodhuesi gjerman i makinave po i paguan Realit rreth 6.5 milionë funte në vit. Megjithatë, një numer i madh emrash të njohur të Real Madridit do të duhet të presin për të ngarë makinat e tyre të reja, pasi shumica e skuadrës së parë po shkojnë në Katar për Kupën e Botës.

Carlo Ancelotti – i4 blu
Karim Benzema – i4 e zezë
Luka Modric – iX e zezë
Toni Kroos – iX e zezë
Vinicius Jr – iX e zezë
Thibaut Courtois – i4 e zezë
Aurelien Tchouameni – i4 blu
Marco Asensio – i4 e zezë
David Alaba – i4 argjend
Eder Militao – i4 e zezë
Dani Carvajal – iX e zezë
Antonio Rudiger – iX argjend
Ferland Mendy – i4 gri
Dani Ceballos – i4 argjend
Rodrygo – iX blu