Lamborghini më i ri “Urus”, nuk ka bërë ende debutimin e tij zyrtar, por që tani po vendos rekorde. “Raging Bull” njoftoi se një variant i ardhshëm i modelit të tij më të njohur së fundmi vendosi rekordin e “Pikes Peak” për një SUV prodhimi.

Makina sportive e Lamborghini e përfundoi ngjitjen e kodrës në 10:32.064, duke mposhtur rekordin e mëparshem me afro 18 sekonda.

Pas timonit te Lamborghini Urus, ishte shoferi i “Pirelli”, Simone Faggioli, një veteran i “Pikes Peak”. Faggiolli ishte në gjendje të manovronte SUV-in rreth kursit 156 kthese, 12,4 milje, 17,838 sekonda më shpejt se mbajtësi i mëparshëm i rekordeve, i cili ishte një Bentley Bentayga në vitin 2018.

Ky nuk është as rekordi i parë i shoferit Simone Faggioli, i cili njihet për vendosjen e rekordeve. Ai vendosi rekordin e lëvizjes vetem me rrota të pasme në 2018 dhe e mban ende…