Makaronat janë një nga ushqimet që gatuhen më lehtë se çdo ushqim tjetër. Por shumica e njerëzve, pasi i gatuajnë priren që ta derdhin ujin me të cilin gatuajnë makaronat. E nëse nuk e dini, ka një arsye se pse nuk duhet ta derdhni më ujin e makaronave dhe të mësoni se çfarë mund të bëni me të.

Duke qenë se uji në të cilin janë gatuar makaronat është plot niseshte dhe kripë, ju mund ta përdorni në mënyra të ndryshme. Merrni një filxhan nga uji ku keni zier makaronat, shtojeni te salca dhe më pas përziejeni me makaronat.

Dhe përveç përdorimit në kuzhinë, ky ujë ka edhe një qëllim tjetër. Domethënë, kur makaronat gatuhen, niseshteja shpërbëhet në ujë, dhe bimët e duan niseshtenë. Mineralet në ujë shërbejnë si pleh për bimët, gjë që nxit rritjen më të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Uji do të stimulojë lëndët ushqyese natyrore që janë tashmë në tokë dhe kjo do të rrisë lagështinë e tokës. Pra, mos ngurroni të ujisni lulet e shtëpisë tuaj me këtë ujë, por duhet të keni kujdes që uji të mos jetë i kripur.