Era e pastërtisë në një shtëpi nuk pasqyron gjithmonë realitetin absolut. Në Angli, një agjent imobiliar ka nisur negociatat për shitjen e një shtëpie.

Gjatë kontrollit me blerësit në shtëpi ka rënë erë e fortë klori dhe dezinfektues. Pronarja me mirësjellje të tepruar i shoqëronte të ftuarit brenda shtëpisë dhe në kopshtin ku kishte shumë kafshë shtëpiake.

Blerësit nuk i kushtuan shumë rëndësi morisë së kafshëve, duke qenë se shumë shpejt do të largoheshin me të zotin e shtëpisë. Por pasi firmosën aktin e shitjes së pronës, ata bënë një zbulim të pakëndshëm.

Dyshemetë e shtëpisë ishin krejtësisht të kalbura dhe të njomura me urinën e kafshëve. Kjo shpjegon erën e klorit dhe dezinfektuesit. Era e pastër jo gjithmonë pasqyron vërtet kushtet e shtëpisë.