Lojërat me video (video-game) janë bërë tashmë të pandara në jetën e përditshme të njerëzve, si një mënyrë argëtimi dhe jo vetëm. Sipas një studimi në Amerikë, ato janë tashmë të rëndësishme për trajtimin e disa patologjive të veçanta dhe të shëndetit mendor.

Madje, lojërat elektronike të jenë të efektshme edhe për fëmijët e prekur nga spektri i autizmit, duke i ndihmuar ata në përmirësimit e aftësive sociale. Sipas publikimit të “Journal of Autism and Development Disorders”, ndërhyrje e bazuar në “video-lojëra” mund të jenë një alternativë ekononike, e thjeshtë dhe efikase për trajtimin “ballë për ballë” të fëmijëve me autizëm.

Shumë fëmijë autikë kanë pikërisht këtë problem, të aftësive sociale, duke i çuar në izolim dhe refuzim ndaj shoqërisë. Përdorimi i “video-game” shihet si një alternativë e mirë ndaj terapive tradicionale. Studimi është kryer mes fëmijëve të moshës 7-12 vjeç, 60 djem dhe 10 vajza.

Fëmijët kanë luajtur disa lojëra që nuk i vinin përballë streseve sociale-emotive dhe gjatë kësaj periudhe kryenin edhe trajtime të tjera. Rezultatet treguan se këto lojëra sollën një përmirësim të aftësive sociale, pasi treguan përmirësim në kapacitetet e tyre sociale dhe emocione. Rezultate që janë ruajtur te fëmijët edhe një muaj e gjysmë pasi ka përfunduar eksperimenti.