Kanë nisur sot ndeshjet e raundit të dytë për meshkuj e femra në grand slam të US Open.

Numri 1 në botë, tenisti rus Daniil Medvedev, fitoi 3-0 ndaj francezit A.Rinderknech (6-2, 7-5, 6-3). Në raundin e tretë avancon edhe britaniku Andy Murray, që mundi 3-1 me përmbysje amerikanin E.Nava.

Nuk zhgënjen as australiani Nick Kyrgios, që që mundi po 3-1 francezin B.Bonzi, ndërsa italiani Matteo Berrettini mundi 3-1 francezin tjetër H.Grenier. Eliminohet nga gara numri 6 në botë, kanadezi Felix Auger Aliassime, që u mund 3-0 nga britaniku J.Draper.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, spikatin fitoret e norvegjezi Casper Ruud, numri 5 në botë, që mundi 3-1 holandezin T.VanRijthoven. Fiton edhe spanjolli Pablo Carreno Busta, që mundi 3-1 kazakun A.Bublik.

Vijon rrugëtimi i tenistes amerikane Serena Williams në US Open, duke fituar sot 2-1 (7-6, 2-6, 6-2) ndaj estonezes Anett Kontaveit, numri 2 në botë. Një paraqitje e mirë e motrës së vogël Williams, që është në turneun e fundit në karrierën e saj.

Në raundin e tretë avancon tenistja greke Maria Sakkari, numri 3 në botë, që mundi 2-1 kinezen X.Wang. Pa probleme fiton edhe 18-vjeçarja amerikane Cori Gauff, që mposhti 2-0 rumunen E.Ruse.

Një biletë për më tej sigurojnë edhe tenistja franceze Caroline Garcia e ajo australiane Ajla Tomljanovic. Surprizë eliminimi i kanadezes Leylah Fernandez, ndërkohë që avancon më tej tenistja amerikane Shelby Rogers.