Boksieri amerikan Deontay Wilder, mëngjesin e së dielës (me orën shqiptare) do të përballet me Robert Helenius, një sfidë që do të zhvillohet Nju Jork. Gjithsesi, ish-kampioni i botës vijon të mendojë për vitin 2023, ku synon të zhvillojë një sfidë me një tjetër ish-kampion bote, britanikun Anthony Joshua.

Jo vetëm kaq, por Wilder shprehet se kjo sfidë mund të zhvillohet në Afrikë, duke qenë se të dy i kanë rrënjët nga ai kontinent. “Mendoj se ky është vendi i vetëm ku ia vlen të përballesh me Joshua”, tha Wilder. Gjithsesi, në kohët e sotme, kur ky sport është kthyer në biznes, duhet gjetur një vend që të ofrojë garanci të mira financiare.

Unë s’do të ndalem këtu, pasi përtballë meje ka mjaft emra të njohur, si Joshua, Usyk, Ruiz. Do të vijoj nga aty ku e lashë. Do të zhvilloj 3 duele në vit, ky është plani im. Me njërin prej tyre dua të dueloj në Afrikë, me Joshua. Ka vite që nuk është zhvilluar aty një duel i madh, ndaj mund ta organizojmë aty”, tha Wilder.