I dekoruar si ‘Mjeshtri i Madh’, Vendim Kapaj është instrumentist i shquar i Labërisë dhe i vetmi në Ballkan që mund t’i bjerë fyellit me dhëmbë. Gjatë 50 viteve karrierë, ai ka nderuar Shqipërinë në skena të ndryshme me meloditë e fyellit që ai di të krijojë.

Pavarësisht karrierës së tij te gjate, instrumentisti tani ka një punë të re, totalisht ndryshe nga ajo që ka bërë shume vite më parë. Artisti 64 vjeçar tani është punësuar nga bashkia Vlorë për të shërbyer në mbledhjen e mbeturinave të Vlorës.

Duke folur për mediat ai ka treguar se ka kërkuar punë për t’u ushqyer dhe kjo i mjafton. “E ndiej veten të ofenduar t’ju shkoj nga mbrapa t’ju them më çoni në filan vend. Them thjeshtë kërkoj punë.

Prapë unë nuk e neglizhoj, ka rëndësi që jam në punë edhe ushqehem. Mbaroj punën shtetërore që na takon, pastaj në pasdite bëjmë prova, kompozime të reja”. Si një artist i madh që është, Vendimi thotë se ndihet krenar të kontribuojë për pastërtinë e vendit.

“E kam për nder që edhe e nderoj qytetin tim në skenat kombëtare, ndërkombëtare por jam krenar që jam pjesëtar i pastrimit të qytetit”. Kapaj – 64-vjeç tani – është baba i katër fëmijëve edhe pse është lënë në harresë, ka një merak për publikun që e sheh dhe e ndjek.

“Mos e politizoni, unë jam fisnik mbaj qytetin pastër”. Nje mesazh i paster dhe i sinqerte i nje njeriu qe i ka dedikuar jeten e tij artit por qe sigurisht nuk mund te jetoje me te kaluaren…