Matja e Kuocientit Intelektiv është përgjithësisht një operacion i gjatë dhe kompleks. Megjithatë, ekziston një test që, në vetëm tre pyetje, mund të jetë një alternativë mjaft e shpejtë dhe e saktë për të vlerësuar se sa të zgjuar jemi.

Vetëm tre pyetje, asgjë më shumë, të cilat ju lejojnë të vlerësoni nivelin tuaj të inteligjencës dhe arsyetimit logjik. Projektuar nga Shane Frederick, një profesor në shkollën e menaxhimit të Universitetit Yale, është një test reflektimi njohës, që synon të vlerësojë shtjellimin e arsyetimit.

Tre pyetjet e testit

Pyetja numër 1: Një shkop bejsbolli dhe një top së bashku kushtojnë 1 euro dhe 10 cent. Shkopi kushton një euro më shumë se topi. Sa kushton topi?

Pyetja numër 2: 5 tezgjaheve i duhen 5 minuta për të bërë 5 pulovra. Sa kohë i duhet 100 tezgjaheve për të bërë 100 copë?

Pyetja numër 3: Në një pellg ka zambakë uji që dyfishojnë shtrirjen e tyre në sipërfaqen e ujit çdo ditë. Duhen 48 ditë për të mbuluar të gjithë sipërfaqen. Sa kohë duhet për të mbuluar gjysmën e tyre?

A jeni përgjigjur? Le të shohim zgjidhjet më poshtë dhe mos u shqetësoni nëse përgjigja që dhatë si impuls ishte e gabuar. Në përgjithësi, në këtë lloj testi, duhet të merret parasysh vetëm përgjigja e dytë.

Domethënë ai që ndjek një arsyetim më të thelluar nga ai që na sugjeron instinkti menjëherë pas leximit të pyetjes.

Përgjigjet e sakta të testit

Përgjigja numër 1: Topi kushton 5 cent. Në moment, shumë do të jenë përgjigjur 10 cent, por në realitet, në atë rast shkopi do të kushtonin 1 euro e 10 cent, për një total prej 1 euro e 20.

Në vend të kësaj, duke kushtuar 5 cent për top, shkopi kushton saktësisht një euro më shumë, ose 1 euro e 5 cent.

Përgjigjja numër 2: 5 minuta. Arsyetimi këtu është shumë më linear: nëse çdo 5 minuta një tezgjah prodhon një triko, 100 tezgjaheve do t’u duhen 5 minuta për të bërë 100 pulovra. Kjo sepse 5 minuta është koha e prodhimit të pulovrës së vetme.

Përgjigja numër 3: 47 ditë. Në moment ne do të përgjigjenim 24 ditë, që është gjysma e 48. Por, meqë zambakët e ujit dyfishohen në madhësi çdo ditë, duke ditur që në ditën e 48-të pellgu është 100% plot do të thotë se në ditën e 47-të pellgu ishte plot 50%.