Lufta në Ukrainë po arrin shifrën e 100 ditëve dhe pasojat e saj kanë kohë që po ndihen anembanë botës. Rritja e çmimeve të produkteve të shportës, ushqimeve apo dhe karburanteve, janë vetëm fillimi i kësaj krize që vjen si pasojë e luftës së nisur nga Rusia dhe sanksioneve që janë marrë.

Jamie Dimon, administrator i deleguar i bankës së famshme amerikane JP Morgan, ka bërë paralajmërimin e frikshëm për të ardhmen ekonomike të plantit tonë. Ai thotë se bota duhet të përgatitet për një “uragan ekonomik” në të ardhmen, pasi pasojat do të jenë edhe më katastrofike muajt në vijim.

Në ekonominë botërore po shfaqet një re e zezë, që parashikon një furtunë. Tani po presim një uragan ekonomik, ku asnjeri nuk mund të parashikojë pasojat. Gjithsesi, dimë që ato do të jenë shumë të rënda. JP Morgan po përgatitet për një përshtatje shumë konservative në lidhje me bilancin e saj”, tha CEO i bankës.