E padëgjuar më parë, por ka ndodhur në ankandin e Sotheby’s Geek në New York! Një blerës anonim bleu skeletin e dinosaurit Gorgosaurus për një vlerë marramendëse, 6.1 milionë dollarë.

Po, po! E lexuat mirë! 6.1 milionë dollarë për një skelet dinosauri që daton rreth 77 milionë vite më parë, me një gjatësi 10 metra. Blerësi anonim e ka blerë së bashku me te drejtat për të emëruar këtë skelet.

Kjo krijesë e fosilizuar vlerësohej fillimisht të kapte shifrat 5 dhe 8 milionë dollarë, teksa shitja për 6.1 milionë dollarë e ka bërë këtë skelet si më të vlefshmin e shitur ndonjëherë në ndonjë ankand.

Ankandi nisi që me 20 korrik dhe përfundoi ditën e enjte, në një ankand të drejtëpërdrejtë, ku nuk u zbulua emri i blerësit.

Skeleti ishte vetëm pika kryesore e ankandit, që përfshinte edhe mbetje të tjera të fosilizuara si një kafkë gjigande dhe kthetra të një grabitqari.