Pak ditë ka zgjatur nisja e mbarë për monedhën europiane, që u duk sikur po fitonte pikë kundrejt monedhës shqiptare.

Ditën e sotme, euro dhe jo vetëm, por edhe dollari amerikan e paundi britanik kanë pësuar sërish ulje.

Sipas raportimeve në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro sot u këmbye me 116.77 lekë, duke pësuar një rënie të lehtë me 0.14 lekë, pasi ditën e djeshme këmbehej me 116.91 lekë.

Rënie gjithashtu kanë pësuar edhe paundi britanik e dollari amerikan.

Një paund u këmbye sot me 138.49 lekë, duke pësuar rënie me 1.12 lekë, teksa një ditë më parë u këmbye me 139.61 lekë.

Sakaq, dollari amerikan pësoi rënie të vlerës kundrejt lekut me 0.49 lekë, teksa ditën e djeshme, një dollar këmbëhej me 114.71 lekë, ndërsa sot me 114.22 lekë.

Rënia e monedhave të huaja lidhet edhe me sezonin veror dhe ardhjen e emigrantëve dhe turistëve të huaj në Shqipëri.