Një grua ka lënë punën e saj të mësimdhënies për t’iu përkushtuar dekorimit të pemëve të Krishtlindjeve. Amanda Ware, 43, i ka pëlqyer gjithmonë pushimet dhe dekorimi i shtëpisë së saj në Bentonville, Arkansas, por kurrë nuk e kishte menduar se do ta bënte profesionin e saj.

Megjithatë, ajo arriti të ndërtojë një biznes shumë fitimprurës, aq sa në tre muaj fiton për të gjithë vitin. Puna e përgatitjes së pemëve të Krishtlindjeve është e përqendruar në thelb në muajt nëntor dhe dhjetor, por ka edhe klientë që fillojnë të kërkojnë shërbimin shumë përpara.

Ware dhe ekipi i saj dekorojnë pemët që në tetor, por muaji nëntor është muaji më i ngarkuar. Gruaja ngre rreth njëqind pemë çdo vit dhe shet të gjitha llojet e dekorimeve në faqen e saj të specializuar.

Çdo bredh merr nga dy deri në pesë orë, në varësi të madhësisë. Kostoja varion nga 300 deri në 1500 euro, në varësi të madhësisë dhe personelit të punësuar. “Më ka ndodhur të dekoroj një pemë që ka kushtuar 200 euro dhe ka pasur dekorime prej 10 mijë eurosh”, tha ajo.

@helloholidaystiktok

We like berries! #christmastiktok #christmas2022 #christmascountdown #christmasdecor #christmastree

♬ Love You So – The King Khan & BBQ Show

Ideja e saj revolucionare është se çdo ngjyrë mund të konsiderohet e përshtatshme për Krishtlindje. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të vendosni shumë drita në pemë, të paktën 100, për të ndriçuar dhe për të shfrytëzuar sa më shumë dekorimet. Çdo bredh duhet të jetë plot, i pasur, pa asnjë hapësirë ​​boshe.

“Lloji im i preferuar i dritës është e bardha e ngrohtë.” Si zbukurim, profesionistja përdor kryesisht shiritin: “E pres në shirita dhe nuk e mbështjell kurrë horizontalisht në bredh, por vertikalisht. Fus edhe shumë harqe. Sa i përket llojit të pëlhurës, preferoj kadife”.

“Kompania ime shet gjithçka që nevojitet për pemën e Krishtlindjes. Tani për tani jemi të specializuar për festën më të rëndësishme të vitit, por kemi në plan ta zgjerojmë biznesin edhe në raste të tjera si ditëlindje, darka e të tjera”.